Teuta konfirmon ndarjen me kapitenin Blerim Kotobelli pas ndryshimit të planeve

Blerim Kotobelli nuk do ta vijojë më karrierën te Teuta. Pas njoftimit të bërë fillimisht nga vetë kapiteni në profilin e tij, klubi durrsak ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale.

Ndarja vjen pas ndryshimit të planeve në kampin e skuadrës, ku në stol është emëruar trajneri Edlir Tetova. Ky zhvillim ishte raportuar tre ditë më parë nga “Newsport.al”.

Të lidhura

None found

Teuta ndodhet në një fazë të rëndësishme riorganizimi dhe largimi i Kotobellit është pjesë e këtij transformimi. Mbrojtësi i krahut të majtë tashmë mund të shndërrohet në një alternativë të kërkuar nga klubet e tjera të Superiores.

Në horizont nuk përjashtohen edhe mundësi jashtë vendit, ndërsa futbollisti pritet të marrë kohën e nevojshme për të përcaktuar destinacionin e tij të ardhshëm.

Klubi i Teutës ka falënderuar Kotobellin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij me fanellën blu.

“Faleminderit, kapiten Blerim Kotobelli! KF Teuta shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kapitenin Blerim Kotobelli për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën blu.

Me shpirt luftarak, pasion dhe udhëheqje brenda dhe jashtë fushës, Blerimi ka qenë një shembull i vërtetë për klubin dhe për tifozët tanë.

Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo emocion dhe për çdo moment të paharrueshëm. Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së KF Teutës. Të urojmë suksese në çdo hap të ri të karrierës dhe jetës!

Faleminderit, kapiten!”


Shtuar 6.08.2026 15:29

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet