Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi sot se në shtator pritet që në klasën e parë të ketë rreth 4.900 nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar. Ajo sqaroi se ky numër ende nuk është përfundimtar.
Të lidhura
None found
Sipas Janevskës, rënia e numrit të nxënësve po vërehet si në arsimin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm. Në shkollat e mesme këtë vit është regjistruar një ulje, por jo drastike, ndërsa të dhënat mund të ndryshojnë pasi në gusht do të zhvillohet edhe afati i tretë i regjistrimit. Në shkollat fillore, ndërkaq, zvogëlimi është i ndjeshëm, me mbi 4.000 fëmijë më pak se një vit më parë.
Ministrja ritheksoi se regjistrimet e nxënësve do të vazhdojnë dhe, për këtë arsye, shifrat aktuale nuk mund të konsiderohen përfundimtare.
Janevska tha se, ndonëse është për të ardhur keq, të dhënat paraqesin një fakt të publikuar edhe nga Enti i Statistikave. Nga viti i kaluar deri këtë vit bëhet fjalë për afërsisht 4.900 nxënës më pak në klasën e parë. Edhe nëse regjistrohen dy mijë të tjerë, sipas saj, përsëri do të ketë së paku 3.000 nxënës të klasës së parë më pak. Ajo paralajmëroi se i njëjti trend pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, duke e cilësuar këtë si dëshpëruese për vendin.
