Galatasaray ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Eduardo Camavingas nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pasi mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.
Sipas mediumit turk Foto Mac, klubi më i madh i Turqisë po vlerëson një lëvizje për mesfushorin madrilen në afatin aktual kalimtar.
Të lidhura
None found
Camavinga shihet si lojtar i tepërt në skuadër, ndërsa Mourinho i ka bërë të ditur se duhet të kërkojë një ekip të ri.
Gjigantët turq synojnë ta nisin operacionin me një huazim që do të përfshinte edhe opsionin e blerjes, formulë ndaj së cilës Real Madridi nuk ka kundërshtime.
Klubi spanjoll po punon për të larguar lojtarët që nuk parashikohen në ekip për këtë sezon, me qëllim krijimin e hapësirës së nevojshme në skuadër.
Po ashtu, shitjet janë të rëndësishme për të mundësuar përforcime të tjera, ku emrat më të përmendur janë Yan Diomande dhe Rodri.
