Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se gjuha shqipe nuk figuron më në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në kufirin e Maqedonisë së Veriut.
“Nga tabela zyrtare që mirëpret udhëtarët në kufirin e Maqedonisë së Veriut është larguar gjuha shqipe”, shkruan Osmani në platformën “X”.
Të lidhura
None found
Ai thekson se, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, ndërsa përdorimi i gjuhës shqipe garantohet nga Kushtetuta dhe ligji.
Sipas Osmanit, përjashtimi i saj nga një tabelë zyrtare shtetërore përbën mungesë të ligjshmërisë institucionale, diskriminim dhe provokim të qëllimshëm./Telegrafi/
