Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar strukturën e dy grupeve, A dhe B, ku do të garojnë skuadrat e Kategorisë së Dytë gjatë sezonit futbollistik 2026/27.
Të lidhura
None found
Ndarja e ekipeve u përgatit nga Departamenti i Garave në bashkëpunim me Komisionin e Ligave dhe Garave, përpara se të merrte miratimin përfundimtar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.
Edicioni i ardhshëm do të ketë gjithsej 23 skuadra. Në Grupin A do të luajnë 12 ekipe, ndërsa Grupi B do të përbëhet nga 11 skuadra.
Përbërja e grupeve për sezonin 2026/27 është kjo:
Grupi A: Lushnja, Shiroka, Erzeni, Tërbuni, Luzi 2008, Veleçiku, Naftëtari, Gramshi, Basania, Vllaznia B, Partizani B dhe Eagle Football.
Grupi B: AF Luftëtari, Apolonia, Butrinti, Bylis B, Maliqi, Tomori, Devolli, Delvina, Këlcyra, Albpetrol dhe Memaliaj.
Pas përcaktimit të grupeve, FSHF do të vijojë përgatitjet administrative për nisjen e sezonit të ri 2026/27. Hapi i radhës do të jetë organizimi i garës dhe hartimi i kalendarit të ndeshjeve nga departamentet përkatëse.
