Imazhe të sajuara në Google Earth, nga shembja e Kullës Eiffel te tanket në Kiev: Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

Një mjet i ri i inteligjencës artificiale i prezantuar nga Google u jep përdoruesve mundësinë të shtojnë pothuajse çdo element mbi pamjet satelitore të Google Earth, duke prodhuar kështu imazhe të rreme.

Të lidhura

None found

Gjeneratori me AI Nano Banana 2 është përfshirë nga kompania në Google Earth. Përmes udhëzimeve të shkruara, ai mund të ndërtojë skenarë të sajuar duke përdorur si bazë pamje autentike satelitore, ajrore ose 3D. Materialet e krijuara mund të shkarkohen më pas dhe të publikohen në platforma të tjera.

Funksioni, i cili u vu në dispozicion të enjten, u testua nga BBC Verify. Gjatë provave u prodhuan pamje të falsifikuara të Kullës Eiffel të shembur, të një grope gjigante që gëlltiste Piramidën e Madhe të Gizës dhe të tankeve ruse në qendër të Kievit.

Kjo teknologji ka shkaktuar alarm mes ekspertëve, të cilët vlerësojnë se mund të përdoret për përhapjen e dezinformimit. Sipas tyre, fakti që materialet ruajnë pamjen dhe autoritetin vizual të hartave të Google mund t’i bëjë ato më të besueshme, duke u dhënë aktorëve keqdashës një mjet për manipulimin e opinionit publik.

Google nuk u dha menjëherë përgjigje pyetjeve të BBC Verify për rezultatet e testimeve. Megjithatë, në një reagim në rrjetet sociale, kompania tha se dezinformimin e trajton me shumë seriozitet, se nuk lejon prodhimin e imazheve për tema të dëmshme dhe se masat mbrojtëse përditësohen vazhdimisht.

Henk van Ess, ekspert i inteligjencës artificiale dhe dezinformimit, e demonstroi rrezikun duke gjeneruar disa skena që nuk ekzistojnë. Mes tyre ishin një central bërthamor i sajuar në Iran, një kamp refugjatësh në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, si dhe një spital i rremë në Gaza me një krater bombe pranë tij.

Van Ess argumentoi se Google po mundëson lidhjen e pamjeve të trilluara me koordinata reale dhe me fotografi satelitore autentike.

Sipas tij, një falsifikim nuk duhet domosdoshmërisht të jetë bindës në vetvete, pasi besueshmërinë e merr nga harta mbi të cilën ndërtohet.

Google thotë se të gjitha materialet e prodhuara me mjetet e saj të inteligjencës artificiale pajisen me filigranë të padukshëm, të cilët tregojnë nëse një imazh është krijuar ose ndryshuar me AI. Kompania sqaron gjithashtu se pamjet e dyshimta mund të kontrollohen nga përdoruesit nëpërmjet aplikacionit Gemini ose funksionit Google Lens.

Nga provat e BBC Verify rezultoi se këto mënyra verifikimi japin rezultat në shumicën e rasteve. Sidoqoftë, testet treguan edhe se kontrollet mund të kapërcehen dhe se Gemini mund të mashtrohet, duke i klasifikuar si autentike disa pamje të rreme të prodhuara në Google Earth.

Identifikimi dështoi edhe te disa programe të palëve të treta, të krijuara posaçërisht për zbulimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale, pasi ato nuk i njohën imazhet si të manipuluara.

Henry Ajder, studiues në fushën e zbulimit të materialeve të krijuara me AI, i tha BBC Verify se pamjet e falsifikuara nga zonat e konfliktit mund të sjellin pasoja veçanërisht destabilizuese. Rreziku, sipas tij, rritet kur zhvillimet ndodhin me ritëm të shpejtë dhe të dhënat në dispozicion janë të pakta.

Ai theksoi se gazetarët mund ta kontrollojnë vërtetësinë e një fotografie përpara publikimit, por paralajmëroi se jo të gjithë do ta kryejnë një verifikim të tillë.

Google mbron qëndrimin se modeli i vet i inteligjencës artificiale zbaton rregulla që pengojnë krijimin e pamjeve me tema të dëmshme. Megjithatë, BBC Verify konstatoi se barrierat mund të shmangen nëse bëhen ndryshime të vogla në mënyrën se si formulohet kërkesa.

Në një nga provat, sistemi nuk pranoi të gjeneronte një platformë ekzekutimi pranë Parlamentit britanik. Kur e njëjta ide u kërkua me një formulim më të përgjithshëm, ajo u miratua dhe pamja u krijua.

Image

Një test tjetër lidhej me Shtëpinë e Bardhë. Mjeti refuzoi të prodhonte një imazh ku emri “Trump” shfaqej i kositur në lëndinë, por pranoi që në të njëjtën hapësirë të vendoste një kopsht komunitar.

Ajder vuri në dukje se, ndërsa interneti po mbushet gjithnjë e më shumë me materiale të prodhuara nga inteligjenca artificiale, platformat që deri tani janë perceptuar si të besueshme dhe të pandikuara nga AI marrin rëndësi të posaçme. Kjo vlen sidomos për gazetarët dhe profesionistët që veprojnë në zona krizash.

Ai e cilësoi situatën shqetësuese, pasi mundësia e gjenerimit të përmbajtjes me AI po hedh dyshime edhe mbi një burim tjetër informacioni që tradicionalisht është konsideruar i besueshëm.

Për një numër të madh përdoruesish, Google Earth shërben si porta kryesore për të parë imazhe satelitore publike dhe si instrument për analizimin e vendeve ku qasja është e vështirë.

Bill Greer, analist gjeohapësinor dhe bashkëthemelues i organizatës jofitimprurëse Common Space, paralajmëroi në një deklaratë për BBC Verify se teknologjia mund t’i shkaktojë dëm të madh besimit publik. Ai kujtoi se pamjet satelitore historikisht janë parë si një nga burimet më të besueshme të informacionit.

Greer shtoi se imazhe satelitore të falsifikuara janë përdorur edhe më herët për të shpërndarë dezinformim. Ai paralajmëroi se kufizimi gjithnjë e më i madh i qasjes në të dhënat reale nga qeveritë mund të sjellë shtim të pamjeve të rreme dhe pakësim të materialeve autentike, duke e dobësuar më tej besimin e publikut.


Shtuar 6.08.2026 11:15

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet