Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin e autostradës Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Kolonjë. Një automjet i llojit “Audi”, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjes, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda në nënkalimin që të çon drejt zonës së Kolonjës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i daljes nga rruga ka qenë një manovër e gabuar e vetë drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa pritet ekspertiza shkencore e policisë për të përcaktuar me precizion shkaqet përfundimtare të aksidentit.
