Terrenet sportive dhe lidhja e tyre me rupturat e ACL-së në Kosovë

Ruptura e ligamentit kruciat anterior, i njohur si ACL, konsiderohet një nga dëmtimet më të vështira të gjurit, veçanërisht për sa i përket rehabilitimit dhe rikthimit të sigurt në sport. Studime të publikuara gjatë dekadës së fundit tregojnë se sportistët që rikthehen në aktivitet para përfundimit të 9 muajve kanë një probabilitet 7 herë më të lartë për t’u ri-lënduar sesa ata që presin të paktën 9 muaj.

Të lidhura

None found

Koha e rikuperimit ndryshon nga një sportist te tjetri dhe varet nga kapaciteti individual biologjik. Megjithatë, në dëmtimet e ACL-së ndikojnë edhe faktorë të tjerë, përfshirë elementet individuale, biomekanike, neuromuskulare, anatomike dhe hormonale.

Ndikimi i sipërfaqeve ku zhvillohet aktiviteti sportiv është një prej çështjeve që po analizohet gjithnjë e më shumë. Në këtë kuadër, një studim ka shqyrtuar lidhjen mes terreneve sportive në Kosovë dhe rupturave të ACL-së, duke përfshirë 90 respondentë që kishin pësuar këtë dëmtim.

Të dhënat tregojnë se terreni sintetik ishte sipërfaqja ku u regjistruan më së shumti raste: 33 respondentë, ose 36,7%. Pas tij renditet terreni i brendshëm me 30 raste, që përbëjnë 33,4% të respondentëve. Në terren natyral u shënuan 11 raste, ose 12,2%, ndërsa gjatë skijimit 10 raste, apo 11,1%. Në terrene të tjera u evidentuan 5 respondentë, që përfaqësojnë 5,6%; për përqindjen e mbetur nuk ka të dhëna.

Pjesa dërrmuese e dëmtimeve, konkretisht 82,3% e rasteve, ndodh pa kontakt. Ruptura e ACL-së zakonisht nuk shkaktohet nga një goditje e fortë e kundërshtarit apo nga trauma direkte në aksidente, por lidhet më shpesh me kontrollin e pamjaftueshëm neuromuskular të gjurit.

Një shembull tipik është lëvizja e pivotimit, gjatë së cilës gjuri ekspozohet ndaj ngarkesave shumë të larta mekanike. Ky veprim karakterizohet zakonisht nga një përkulje e lehtë e gjurit, mes 10° dhe 30°, valgus i theksuar dhe rotacion i brendshëm i tibisë në raport me femurin. Të marra së bashku, këto forca rrisin ndjeshëm tensionin mbi ligamentet e gjurit, veçanërisht mbi ACL-në, duke mund të shkaktuar rupturën e tij.

Për reduktimin e këtij rreziku, rekomandohet që institucionet përgjegjëse të përcaktojnë me ligj standardet për terrenet sintetike dhe të vendosin procedura për monitorimin e certifikimin e tyre. Gjithashtu, duhet të kryhet matje periodike e fërkimit rrotullues, i njohur si Rotational Friction. Operatorët e këtyre terreneve duhet të detyrohen të bëjnë krehjen periodike dhe të shtojnë rregullisht granulat e gomës, në mënyrë që sipërfaqja të ruajë vetitë e saj amortizuese.

Sportistëve që luajnë në bar sintetik u këshillohet përdorimi i këpucëve me thepa, të njohura si AG boots, të cilat ndihmojnë në shpërndarjen e barabartë të forcës.

Në kuadër të parandalimit, të gjitha klubet sportive në Kosovë rekomandohet të përfshijnë programin FIFA11+. Ky është një program i strukturuar nxehjeje që përmes përgatitjes neuromuskulare, ushtrimeve të ekuilibrit dhe forcës synon t’i përgatisë sportistët dhe të ulë rrezikun e dëmtimeve.

Punoi: Diar Salihu, i diplomuar në fizioterapi

Tema: “Ndikimi i terreneve sportive në incidencën e rupturës së ligamentit ACL”


Shtuar 6.08.2026 10:11

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet