Qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i lartë në disa pika kufitare të Kosovës, ku veçanërisht gjatë daljes nga vendi janë krijuar radhë dhe vonesa.
Të lidhura
None found
Të dhënat e fundit për situatën në vendkalime tregojnë se pritja më e gjatë është shënuar në Jarinjë. Sipas Sinjalit, qytetarët që po dalin nga Kosova presin deri në 120 minuta.
Vonesa janë raportuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për dalje shkon deri në 40 minuta. Ndërkohë, në Merdar automjetet presin nga 20 deri në 30 minuta.
Gjendja në pikat e tjera kufitare është më e qetë, me pritje që në shumicën e rasteve variojnë nga 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje. Përjashtim bën Hani i Elezit, ku për të dalë nga vendi qytetarët presin nga 5 deri në 10 minuta.
