Akuza të rënda në kolegjin ushtarak britanik: Katër gra denoncojnë përdhunime dhe sulme seksuale

Katër gra i kanë thënë BBC-së se gjatë periudhës kur ndiqnin Kolegjin e Fondacionit të Ushtrisë (AFC) në Harrogate, në veri të Anglisë, janë përballur me përdhunime, sulme seksuale ose ngacmime.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmive të tyre, abuzimet ndodhën kur ato ishin 17 vjeç. Gratë e përshkruajnë kolegjin si një institucion ku mbizotëronin qëndrimet mizogjine, ngacmimet seksuale dhe mungesa e mbrojtjes për viktimat.

Tilly, emër i ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj, tha se u përdhunua nga disa ushtarë të rinj në një ngjarje që, sipas rrëfimit të saj, zgjati disa orë. Ajo e denoncoi rastin në polici, por ndaj askujt nuk u ngritën akuza. Më vonë, ajo arriti një marrëveshje financiare me Policinë e North Yorkshire, pa pranimin e përgjegjësisë nga autoritetet.

“Më thanë: ‘A do të hysh në dhomë?’. Isha një vajzë naive 17-vjeçare. Ata nisën të bënin gjëra për të cilat nuk kisha dhënë pëlqimin. Ishin shumë veta. Pastaj u përdhunova nga disa ushtarë të rinj, në të njëjtën moshë me mua. Kjo vazhdoi për orë të tëra. Nuk mund të qëndroja më aty. I fola mamasë dhe ajo më tha se duhej të largohesha”, deklaroi ajo.

Tri gra të tjera thanë se kishin përjetuar sulme seksuale, ngacmime të përsëritura dhe sjellje fyese nga rekrutë, ndërsa sipas tyre edhe disa instruktorë ishin përfshirë në këtë klimë. Ato pretendojnë se personeli i kolegjit e toleronte, madje e nxiste, një kulturë seksiste, e shoqëruar me komente poshtëruese ndaj vajzave dhe sjellje të papërshtatshme në konvikte.

Monica rrëfeu se një ushtar e kishte mbyllur në një dhomë dhe e kishte sulmuar seksualisht.

“Ai u vendos pranë derës që të mos mund të dilja. Më pas u shty pas meje dhe më sulmoi seksualisht”, tha ajo.

Monica u largua nga kolegji për një arsye mjekësore që nuk lidhej me sulmin, por shprehet se shkarkimi i saj ishte një lehtësim pas asaj që kishte kaluar.

Rrëfimi për gruan e tretë u dha nga nëna e saj, Cheryl. Ajo tha se vajza e saj, Amy, ishte sulmuar seksualisht dhe se gjatë trajnimit përjetonte ngacmime seksuale pothuajse çdo ditë.

Cheryl tregon se, për shkak se kyçi i dhomës së Amy-t nuk punonte, vajza e saj “e gjente veten duke fjetur në anën tjetër të derës, në mënyrë që të pengonte hyrjen e ushtarëve meshkuj”.

Gruaja e katërt, Ellie, i përshkroi BBC-së ndikimin që, sipas saj, patën qëndrimet dhe sjellja mizogjine e stafit të AFC-së te disa prej adoleshentëve meshkuj. Ajo thotë se ishte sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në kolegj.

Gjatë javës së saj të parë në institucion, Ellie tha se instruktorët i vendosnin vajzave nota për pamjen, deri në 10 pikë. Sipas saj, ata gjithashtu hynin në konviktet e vajzave pa trokitur dhe në çdo kohë.

Të dhënat e siguruara nga BBC tregojnë se vetëm gjatë vitit të fundit, deri në qershor, Policia e North Yorkshire ka marrë 16 raportime për vepra penale seksuale të lidhura me kolegjin. Ndërkohë, statistikat e Ministrisë britanike të Mbrojtjes bëjnë të ditur se nga janari 2018 deri në qershor 2025, në AFC janë regjistruar 176 ankesa për sjellje të papërshtatshme seksuale. Prej tyre, 32 lidhen me pjesëtarë të stafit të përhershëm dhe 144 me ushtarë të rinj.

Ushtria Britanike i cilësoi pretendimet si “jashtëzakonisht serioze dhe shqetësuese”, duke theksuar se sjelljet kriminale nuk kanë vend në Forcat e Armatosura. Autoritetet ushtarake u kërkuan të gjithë personave që kanë përjetuar ose kanë parë abuzime t’i raportojnë ato, ndërsa thanë se janë ndërmarrë reforma për mbështetjen e viktimave dhe forcimin e hetimeve të pavarura.

Çështja ka shkaktuar edhe reagime politike në Mbretërinë e Bashkuar. Deputetja laburiste Emma Lewell kërkoi nisjen urgjente të një hetimi të pavarur për kulturën brenda kolegjit. Ajo argumentoi se, nëse akuza të ngjashme do t’i drejtoheshin një institucioni tjetër që kujdeset për të mitur, ai do të mbyllej ose do t’i nënshtrohej një hetimi të thelluar.


Shtuar 6.08.2026 09:23

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet