Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për dëm prej rreth 500 mijë eurosh

Prokuroria Themelore në Prishtinë i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj personit me inicialet E.R., raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

E.R. dyshohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, pasi pretendohet se, përmes keqpërdorimit të mjeteve financiare të investuara nga një person tjetër, i ka shkaktuar të dëmtuarit humbje materiale në vlerën e rreth 500 mijë eurove. Sipas dyshimeve, veprimet janë kryer me synimin për të siguruar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që i dyshuari ka konsumuar veprën penale të mashtrimit, të përcaktuar në nenin 323, paragrafin 4, si dhe atë të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike sipas nenit 284, paragrafit 2, në lidhje me paragrafin 1, nënparagrafët 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Organi i akuzës sqaron se kërkesa për paraburgim është bërë pasi konsideron se janë përmbushur kriteret ligjore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale. Masa synon të garantojë praninë e të dyshuarit gjatë procedurës penale, të mundësojë vijimin pa pengesa të hetimeve dhe të shmangë rrethana që mund ta pengojnë procesin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ritheksoi angazhimin e saj për luftimin e kriminalitetit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave që veprojnë në kundërshtim me ligjin.


Shtuar 5.08.2026 20:12

holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet