OBRM-PDUKM e cilëson rikthimin në funksion të gazsjellësit Selanik-Shkup, pas 13 vitesh ndërprerje, si një nga arritjet kryesore. Sipas partisë, riaktivizimi i tij mundëson transport më të sigurt të derivateve të naftës, garanton qëndrueshmëri më të madhe të furnizimit dhe fuqizon sigurinë energjetike të vendit.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën kohë, Qeveria po financon ngritjen e ndërlidhjeve të reja në sektorin energjetik me shtetet fqinje.
“Projekti për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë ka arritur në një etapë të avancuar, ndërsa me intensitet po punohet edhe për realizimin e lidhjes me Serbinë. Falë këtyre projekteve do të diversifikohen burimet e gazit natyror, do të përmirësohet siguria e furnizimit dhe do të krijohet një treg energjetik më konkurrues.
Krahas projekteve kapitale, po zhvillohet edhe modernizimi i tregut të energjisë elektrike. Funksionimi i tregut ‘Intraday’ dhe ndërlidhja me mekanizmat evropianë të tregtimit po e integrojnë Maqedoninë në sistemin bashkëkohor energjetik të Evropës, duke sjellë transparencë, efikasitet dhe mundësi të reja më të mëdha për ekonominë vendase”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
