Zemaj: LDK ruan të njëjtin qëndrim, partneriteti kërkon ndarje të balancuar të pushteteve

Armend Zemaj, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar se pozicioni i partisë për formimin e institucioneve të reja nuk ka ndryshuar. Sipas tij, përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si forcë që përbën shumicën parlamentare.

Të lidhura

None found

Zemaj tha se LDK-ja synon të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa lidhur me mundësinë e një takimi gjatë ditës mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, ai theksoi se vendi ndodhet tashmë në kufijtë e afateve kushtetuese.

Ai nënvizoi se, nëse synohet një bashkëpunim qeverisës funksional, ndarja e pushteteve duhet të jetë e ekuilibruar.

“Qëllimi mbetet i njëjtë: shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat nuk janë në interes të qytetarit. Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Kurtin, si përfaqësues i shumicës parlamentare. Nuk besoj, sepse nesër është thirrur seanca; dita e sotme vetëm kaloi. Nuk jemi në kushtet e urgjencës, por në limitin e afateve kushtetuese, pasi nesër duhet të konstituohet kuvendi i ri. Qëndrimet e LDK-së janë publike: ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar, nëse dëshirohet një partneritet funksional në interes të Kosovës. Nëse synohen interesa personale apo ambicie për ruajtjen e pozitave shtetërore në shërbim të një partie politike, atëherë LDK-ja nuk sheh mundësi tjetër për të kontribuar, përveç votës demokratike që ka në kuvend”, tha Zemaj.

I pyetur nëse partisë do t’i mjaftonte posti i kryetarit të Kuvendit apo nëse kërkon edhe atë të presidentit, Zemaj u shpreh se fokusi i LDK-së nuk lidhet me postet, por me krijimin e një partneriteti që funksionon.

“Kjo temë e hedhur nga LVV-ja në emër të pozitave lidhet me poste kredibile që garantojnë partneritet. Kryetari i Kuvendit i takon shumicës kuvendare, si në bazë të Kushtetutës, ashtu edhe në funksion të përfaqësimit parlamentar. Ndërsa pjesët e tjera që lidhen me ekzekutivin dhe kontrollin mbi pushtetin, siç është roli i presidentit, janë përtej nivelit të përfaqësimit partiak që i takon një subjekti politik përmes pozitës së kryetarit të parlamentit”, deklaroi ai.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, zhvilloi takime me drejtuesit e LDK-së dhe PDK-së.

Në takimin e dytë, ftesës iu përgjigj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por palët nuk arritën marrëveshje.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Megjithatë, pas krijimit të legjislaturës së 11-të, ende nuk është gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş