Ermal Beqiri u ndalua në Francë gjatë një turi me helikopter, Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar autoriteteve kompetente franceze kërkesën zyrtare për ekstradimin në Shqipëri të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u arrestua në Francë gjatë një turi me helikopter dhe kërkohet nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimit të SPAK për tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas institucionit, kërkesa është përgatitur dhe përcjellë në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe rregullat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze. Dosja është shoqëruar me materialet përkatëse të dërguara nga organi procedues.

Të lidhura

None found

Hapat e mëtejshëm do të ndiqen sipas ligjeve franceze dhe instrumenteve ndërkombëtare që janë në fuqi. Ministria e Drejtësisë deklaron se do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj gjatë këtij procesi, në koordinim me autoritetet kompetente të të dyja vendeve.

Ermal Beqiri është ndër personat e kërkuar nga SPAK në lidhje me hetimet për procedurat e prokurimeve dhe tenderave të AKSHI-t.

NJOFTIMI I MINISTRISE

Ministria e Drejtësisë njofton se, bazuar në legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot te autoritetet franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit E. B. Kërkesa është paraqitur nga organi procedues dhe shoqërohet me dokumentacionin përkatës.

Procedura do të vijojë në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi.

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të përmbushë detyrimet dhe kompetencat që i ngarkon ligji, në bashkëpunim me autoritetet kompetente shqiptare dhe franceze.

Si zhvillohet procedura e ekstradimit

Ministria e Drejtësisë njoftohet nga autoritetet përkatëse për lokalizimin ose arrestimin e një personi në një shtet të huaj, si edhe për afatin që duhet respektuar për paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim.

Prokuroria kompetente i paraqet Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, së bashku me dokumentet procedurale që e shoqërojnë.

Drejtoria përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë kontrollon dokumentacionin dhe organizon përkthimin e tij në gjuhën e shtetit ku ndodhet personi ose në gjuhën e përcaktuar nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Kur dosja përfundon së përgatituri, Ministri i Drejtësisë nënshkruan kërkesën për arrestim provizor, nëse një masë e tillë nevojitet, dhe/ose kërkesën për ekstradim.

Kërkesa dhe dokumentet përkatëse i dërgohen shtetit të kërkuar përmes kanaleve diplomatike, në përputhje me procedurat ndërkombëtare.

Për përshpejtimin e procesit, materialet mund të transmetohen njëkohësisht edhe në mënyrë elektronike ndërmjet autoriteteve kompetente.

Kërkesa për ekstradim bazohet te kërkesa e prokurorisë kompetente, legjislacioni shqiptar, Kodi i Procedurës Penale, ligji për juridiksionin në marrëdhëniet me autoritetet e huaja dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës formale dhe dokumentacionit përcaktohet nga konventat ndërkombëtare. Konventa Evropiane për Ekstradimin parashikon afatet përkatëse, përfshirë 40 ditët e përcaktuara në nenin 24 pas arrestimit ose ndalimit provizor.

Ministria e Drejtësisë kujdeset që kërkesa të përcillet brenda afateve ligjore dhe ndjek komunikimin me autoritetet e shtetit të kërkuar deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş