Kleidi Memo: Protesta rrëzoi fasadën politike dhe alarmoi Ramën, Gjenerata Z është e gatshme për ndryshim

Kleidi Memo, student dhe pjesëtar i një grupimi studentor, analizoi në studion e News24 zhvillimin e protestave në vend, duke vënë në dukje rolin vendimtar të të rinjve në përballjen me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, lëvizja protestuese ka rrëzuar fasadën e mashtrimit që politika ka ndërtuar ndër vite.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit ndaj protestave, Memo deklaroi se Edi Rama është vënë në panik. Ai tha se kreu i qeverisë fillimisht u përpoq ta ironizonte protestën dhe ta lidhte organizimin e saj me forca të jashtme, megjithëse realiteti, sipas studentit, dëshmon të kundërtën.

Të lidhura

None found

Memo argumentoi se që prej vitit 2013 Rama ka synuar të krijojë përshtypjen se gjithçka në vend funksionon normalisht. Megjithatë, ai vlerësoi se protesta e fundit ka shembur fasadën e ngritur më herët jo vetëm nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, por edhe nga Partia Demokratike.

Në vlerësimin e tij, rinia është forca që nxit ndryshimin në çdo vend, ndaj Gjenerata Z është e përgatitur për ta sjellë atë. Studenti bëri të ditur se grupi ku ai bën pjesë përfaqëson edhe studentët e pranishëm në protestë dhe ka ngritur një qëndresë të hapur për çdo student që dëshiron t’i bashkohet përballjes me klasën e vjetër politike, të cilën e akuzoi se vepron vetëm për interesat e veta personale.

Memo theksoi gjithashtu se pakënaqësitë dhe kërkesat janë të shumta, veçanërisht për përmirësime në arsim dhe shëndetësi. Sipas tij, qeveria ka uzurpuar çdo pjesë të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Në fund, ai nënvizoi se studentët kanë realizuar disa aksione simbolike dhe se këto nisma do të vazhdojnë. Mes tyre përmendi shpalosjen e një banderole të madhe në Universitetin Politeknik.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet