Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se pesë përfaqësues të Listës Serbe do të merren në pyetje më 13 gusht në cilësinë e të pandehurve.
Të lidhura
None found
Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq kanë marrë ftesat për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me dyshimet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Lajmi është bërë i ditur për Klankosova.tv nga Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Mund të konfirmojmë që pesë (5) persona janë ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurve, për shkak të veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Rasti është në hetime”, deklaroi Preteni.
