Zjarri përfshin pikën e grumbullimit në Selenicë, digjen dhjetëra automjete

Mesditës së kësaj të mërkure, dhjetëra automjete janë shkrumbuar nga një zjarr që shpërtheu në fshatin Penkovë, në territorin e Bashkisë së Selenicës.

Flakët përfshinë një pikë ku mblidheshin automjete për pjesë këmbimi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të lidhura

None found

Pas njoftimit për ngjarjen, në zonë u angazhuan shërbimet zjarrfikëse nga Selenica, Vlora dhe Himara.

Ndërhyrja e tyre bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandaloi përhapjen e zjarrit në hapësirat përreth, ndërsa operacioni vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive.

Pronari i biznesit, Tomian Hysaj, deklaroi se vlera e dëmit ekonomik shkon në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai u ka bërë apel Bashkisë së Selenicës dhe institucioneve shtetërore që ta ndihmojnë për përballimin e humbjeve.

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës, Arqile Kokalli, tha se bashkëpunimi mes ekipeve zjarrfikëse mundësoi mbajtjen nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende dhe pritet që ato të sqarohen nga hetimi i autoriteteve përgjegjëse.


Shtuar 5.08.2026 14:16

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş