Zhernovski: Kabineti i Mickoskit po krijon kushtet për të pranuar propozimin francez

Anëtari i Këshillit Drejtues të LSDM-së, Andrej Zhernovski, deklaroi sot se qeveria e drejtuar nga Hristijan Mickoski po ndërton terrenin politik për pranimin e propozimit francez.

Të lidhura

None found

“Të dashur qytetarë, gjithçka po përgatitet për pranimin e propozimit francez. Sipas informacioneve që kemi marrë nga Brukseli, qeveria e Mickoskit tashmë është pajtuar me këtë çështje. Sinjale të qarta në këtë drejtim kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”, tha Zhernovski gjatë konferencës së sotme për shtyp, e mbajtur para Qeverisë.

Sipas tij, Qeveria po përpiqet të hartojë një strategji për ta shitur si sukses atë që deri dje e cilësonte si gënjeshtër dhe tradhti të lartë.

“Kjo është arsyeja e gjithë kësaj strategjie për atë që po ndodh sot në këto ambiente. Përndryshe, si mund të shpjegohet se LSDM-ja kishte të drejtë? Duhet të pranohet se pikërisht mbi ato gënjeshtra erdhën në pushtet”, u shpreh ai.

Zhernovski tha se politikanët, gazetarët dhe qytetarët u përballën me një kthesë të papritur në politikën dhe diplomacinë e Timço Muçunskit. Sipas tij, ndryshimi nisi kur Muçunski pranoi se qytetarët nuk janë “maqedonas të veriut”, siç pretendonte partia kur ishte në opozitë, dhe se gjuha e tyre nuk është “maqedonase e veriut”, por se ata janë maqedonas dhe flasin gjuhën maqedonase.

Ai vlerësoi se po afrohet momenti kur qytetarët, veçanërisht ata që votuan OBRM-PDUKM-në, do ta kuptojnë se bëhet fjalë për një parti që erdhi në pushtet përmes gënjeshtrave dhe që vazhdon të qeverisë me to./Telegrafi/


Shtuar 5.08.2026 13:26

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş