Në panik, e futa në një valixhe/ U arrestua për vrasjen e 38-vjeçares britanike! Çfarë dëshmoi i riu afgan në polici, dyshimet mbi plakun misterioz

26-vjeçari afgan, i arrestuar për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Jane Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit në Athinë, mohon përfshirjen në krim.

I arrestuari u paraqit këtë të mërkurë para gjykatës për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa pritet të mbajë të njëjtën linjë mbrojtjeje që ka paraqitur edhe para policisë greke.

Të lidhura

None found

Në deklarimin e dhënë më 1 gusht, ai pretendon se nuk e vrau 38-vjeçaren, por e gjeti të pajetë në banesën ku ajo qëndronte përkohësisht.

“Kur ndeza dritat dhe shkova drejt banjës, pashë Lizën të shtrirë në dysheme. Nga goja i dilte diçka si ujë. E thirra disa herë, por nuk përgjigjej. U shtanga dhe u tmerrova”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në vend që të njoftonte autoritetet, u largua nga banesa në gjendje paniku.

Plaku misterioz

Pjesa më e debatueshme e dëshmisë lidhet me një burrë të moshuar, të cilin 26-vjeçari pretendon se e takoi rastësisht në një stacion autobusi.

Sipas tij, pasi i tregoi se kishte gjetur një person të vdekur në banesë, i moshuari e këshilloi të largonte trupin për të shmangur problemet me policinë.

I akuzuari rrëfen se të nesërmen u kthye në apartament, vendosi trupin e 38-vjeçares në një valixhe të zezë dhe e transportoi me makinën e bashkëshortes së tij drejt një ndërtese të braktisur.

Ai pretendon se aty takoi sërish të moshuarin, të cilit ia dorëzoi valixhen kundrejt një pagese që do t’ia jepte më vonë.

Pranon se përdori kartat bankare dhe telefonin e viktimës

26-vjeçari ka pranuar gjithashtu se mori telefonin dhe kartat bankare të viktimës.

Sipas dëshmisë së tij, ai u dërgoi mesazhe familjarëve të 38-vjeçares për t’i bindur se ajo ishte mirë, ndërsa me kartat bankare tërhoqi para, të cilat pretendon se ia dha burrit të moshuar, i cili e shantazhonte duke i thënë se do ta denonconte në polici.

Pas ngjarjes, ai deklaron se shkoi për një udhëtim në Arahovë me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, pa i treguar asaj asgjë për atë që kishte ndodhur.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 38-vjeçares britanike.


Shtuar 5.08.2026 12:27

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş