Salah mbërrin në Stamboll me fanellën e Trabzonsporit, tifozët e presin në numër të madh

Mohamed Salah ka zbritur në Stamboll, ku është pritur nga një turmë e madhe mbështetësish të Trabzonsporit.

Sulmuesi egjiptian është parë për herë të parë i veshur me fanellën e klubit turk, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Të lidhura

None found

34-vjeçari pritet t’i kryejë ekzaminimet mjekësore në Stamboll dhe më pas të udhëtojë drejt Trabzonit, ku do të prezantohet dhe do të firmosë kontratën.

Marrëveshja mes Salahut dhe Trabzonsporit pritet të jetë dyvjeçare. Futbollisti iu bashkua klubit turk si lojtar i lirë pas largimit nga Liverpooli, ndërsa drejtuesit e Trabzonsporit kishin bërë të ditur më herët se bisedimet për transferimin e tij vazhdonin.

Kalimi i egjiptianit shihet si një prej transferimeve më të rëndësishme në historinë e futbollit turk. Salah mbyll kështu aventurën në Liverpool pas nëntë vitesh, gjatë të cilave fitoi trofe dhe vendosi gola e rekorde të shumta.


Shtuar 5.08.2026 11:41

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş