Atalanta shet Berat Gjimshitin, miliona euro për kapitenin e Kombëtares

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite. Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin.

“Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 për qendërmbrojtësin siç konfirmojnë burimet në Arabinë Saudite”, shkruan Fabricio Romano.

Të lidhura

None found

Gjimshiti kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Nga Atalanta largohet si legjendë ndërsa u transferua në janarin e vitit 2016.

Kapiteni i Kombëtares largohet me kujtimin e 334 ndeshjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 11 gola dhe asistoi 10 të tjerë.

33-vjeçari nuk qëndroi në ekipin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit preferon mbrojtjen me katër lojtarë, e cila nuk i përshtatej plotësisht Gjimshitit.

Për Gjimshitin bëhet eksperienca e parë jashtë Europës. Më parë ka luajtur në Zvicër dhe Itali.


Shtuar 5.08.2026 10:45

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş