Ministria e Infrastrukturës nisi procedurat për anulimin të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Do ta çojmë në arbitrazh

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u raportua se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka filluar procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli paralajmëroi se, nëse ky vendim konfirmohet, çështja do të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Pacolli deklaroi se MABCO Constructions SA nuk ka marrë deri tani asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet shqiptare, por është njohur me zhvillimin përmes raportimeve në media.

Sipas tij, për një investim strategjik të këtyre përmasave nuk mund të pranohet që kompania investitore të njoftohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.

Ai bëri të ditur se ekspozimi financiar i MABCO-s ka kaluar shifrën 320 milionë euro. Pacolli pretendoi gjithashtu se kompania kishte realizuar pothuajse të gjitha detyrimet që buronin nga kontrata që në muajin maj dhe ndodhej pranë certifikimit të aeroportit, kur iu pamundësua vijimi i punimeve.

Sipas sipërmarrësit, vonesat dhe dëmet financiare janë shkaktuar nga pengesat institucionale, neglizhenca dhe veprimet e kundërligjshme të shtetit shqiptar. Ai e cilësoi paradoksale situatën, duke argumentuar se institucionet fillimisht bllokuan përfundimin e projektit dhe tani po përpiqen ta përdorin këtë pengesë si shkak për zgjidhjen e kontratës.

Pacolli njoftoi se, nëse procedura për ndërprerjen e kontratës zyrtarizohet, MABCO do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore në dispozicion. Mes tyre ai përmendi arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, arbitrazhi nuk duhet parë si kërcënim, por si pasojë juridike e situatës së krijuar nga veprimet e paligjshme dhe mosveprimet e personave që kishin përgjegjësinë të mbronin ligjin, investimin dhe interesin publik. Pacolli shtoi se çdo kosto financiare që mund të prodhojë një proces i tillë do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, bizneset dhe shteti.

Reagimi i plotë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Gjatë ditës së sotme u publikua lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka filluar procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri tani, Autoriteti Kontraktor nuk i ka dërguar MABCO Constructions SA asnjë njoftim zyrtar. Për një projekt strategjik të kësaj rëndësie, nuk është e pranueshme që investitori ta marrë informacionin nga mediat dhe jo drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore.

Nëse raportimi konfirmohet si i vërtetë, kjo do të thotë se shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën që çon drejt arbitrazhit ndërkombëtar.

MABCO është përpjekur në çdo mënyrë që ky skenar të shmangej, duke kërkuar dialog, zgjidhje përmes institucioneve dhe respektim të ligjit. Megjithatë, këto përpjekje janë bllokuar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria dhe veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë jashtë kuadrit ligjor nën mbrojtje institucionale, si edhe nga dështimi i një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.

Ekspozimi financiar i MABCO-s është më shumë se 320 milionë euro, pa llogaritur humbjen e fitimit dhe shpenzimet ligjore. Që në maj, kompania kishte përmbushur thuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ishte në prag të certifikimit të aeroportit, por u pengua të vijonte punimet.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u la për disa muaj jashtë kantierit, ndërsa aty ishte e pranishme Policia e Shtetit. Në këtë periudhë, pajisje me vlerë u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që një pjesë e tyre u vodhën.

Këtu qëndron edhe paradoksi: institucionet, nga njëra anë, penguan përfundimin e projektit, ndërsa tani synojnë që të njëjtën pengesë ta paraqesin si argument për zgjidhjen e kontratës. Një veprim i tillë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë, Kontratën e Koncesionit dhe Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Ai bie ndesh gjithashtu me parimin bazë juridik sipas të cilit askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Në rast se procedura konfirmohet, MABCO do të vërë në përdorim çdo mjet juridik dhe të gjitha provat që zotëron, me qëllim kërkimin e përgjegjësisë ndaj secilit që ka ndikuar në krijimin e kësaj situate. Kjo përfshin edhe arbitrazhin tregtar, si dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dashur në asnjë moment që taksapaguesit shqiptarë të mbajnë kostot e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të disa zyrtarëve. Pavarësisht kësaj, ata vijojnë të tregohen indiferentë, sikur të mos kishte rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nis funksionimin me disa muaj apo disa vite vonesë dhe sikur pasojat ekonomike të mos binin mbi qytetarët.

Drejtues të lartë të institucioneve veprojnë sikur të mos kenë asnjë përgjegjësi individuale, pasi janë të vetëdijshëm se nuk do të paguajnë asgjë me paratë e tyre. Kostot do të përballohen nga qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo mënyrë pandëshkueshmërie po godet rëndë interesin publik, besimin ndaj institucioneve dhe mjedisin e investimeve në Shqipëri.

Arbitrazhi nuk përbën kërcënim. Ai është realiteti i krijuar si pasojë ligjore e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin për detyrë të punonin me ndershmëri, të respektonin ligjin dhe të mbronin investimin e interesin publik.

MABCO ka vepruar gjithmonë dhe vazhdon të veprojë vetëm në përputhje me ligjin, duke e respektuar atë pa asnjë kompromis.


Shtuar 5.08.2026 10:14

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş