Kuponi fitues prej 1 milion eurosh hidhet në plehra, punonjësit e pastrimit e gjejnë pas kërkimeve 48-orëshe në Itali

Një banor i Bitontos, në rajonin italian të Puglias, ishte pranë humbjes së çmimit prej 1 milion eurosh, pasi kuponin fitues të basteve e kishte hedhur gabimisht në koshin e mbeturinave.

Të lidhura

None found

Kur u ndërgjegjësua për atë që kishte ndodhur, fituesi kërkoi menjëherë ndihmë për gjetjen e biletës. Në operacion u përfshinë punonjësit e kompanisë së pastrimit Sanb, të cilët përcaktuan se cili automjet kompresor kishte transportuar mbeturinat.

Më pas nisi një aksion i posaçëm, gjatë të cilit u kontrolluan për orë të tëra grumbujt e mbetjeve. Përpjekjet përfunduan me sukses, pasi kuponi i vlefshëm u gjet brenda 48 orëve.

Rikuperimi i biletës i dha mundësi lojtarit të merrte shumën e fituar prej 1 milion eurosh.

Ngjarja tërhoqi vëmendje të madhe në Itali për shkak të përfundimit të pazakontë, ndërsa reagimi i shpejtë i punonjësve të pastrimit ishte vendimtar për shpëtimin e kuponit me vlerë.


Shtuar 5.08.2026 09:04

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş