Trabzonspor synon të paraqitet me një repart sulmues tërësisht të rinovuar në sezonin e ardhshëm të Superligës turke. Transferimi me parametra zero i Mohamed Salah konfirmon ambicien e klubit për t’u rikthyer fuqishëm në garë dhe për të luftuar për titullin kampion në Turqi.
Egjiptiani pritet të nënshkruajë kontratën gjatë ditës së sotme, përpara se marrëveshja të bëhet zyrtare. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Trabzoni kanë pritshmëri të mëdha edhe për Ernest Muçin, sulmuesin shqiptar të transferuar nga Besiktas për 8.5 milionë euro.
Të lidhura
None found
Futbollisti nga Pogradeci ka vendosur ta mirëpresë Salah duke i bërë një “dhuratë” të veçantë. Muçi, i cili mban në fanellë numrin 10, ka pranuar kërkesën e egjiptianit dhe do t’ia lërë këtë numër shokut të tij të ri të skuadrës.
