Nga kujdestari te kuzhinierja, çfarë zbuloi pas një jave bisedash me të panjohur

Një provë e thjeshtë dëshmoi se edhe komunikimi për pak minuta me persona që nuk i njohim mund të ndikojë te humori, vetëbesimi dhe ndjesia e lidhjes me të tjerët.

Të lidhura

None found

Çdo ditë kalojmë pranë dhjetëra të panjohurve në autobus, park, dyqan, palestër ose teksa presim fëmijët pas aktiviteteve të tyre. Megjithatë, zakonisht nuk shkëmbejmë me ta asgjë më shumë se një vështrim.

A mund të ndryshojë gjendjen tonë emocionale dhe raportin që kemi me njerëzit një bisedë prej vetëm pak minutash? Për ta zbuluar, gazetarja dhe shkrimtarja Katharine Chan ndërmori një eksperiment shtatëditor: çdo ditë, ajo duhej t’i drejtohej e para një personi të panjohur.

Jeta e saj e përditshme ishte e mbushur me njerëz, por jo me komunikim të drejtpërdrejtë. Si shkrimtare, Chan kalonte pjesën më të madhe të ditës përpara ekranit dhe lidhej me të tjerët kryesisht përmes mesazheve dhe email-eve. Bisedat ballë për ballë i zhvillonte në shumicën e rasteve me bashkëshortin, ndërsa vetëm herë pas here fliste me ndonjë prind tjetër.

Bashkëshorti i saj, siç tregon ajo, mund t’i dërgonte fëmijët në futboll dhe të kthehej në shtëpi me numrat e telefonit të personave që sapo kishte takuar. Chan ishte krejt e kundërta: shpesh shkonte t’i merrte fëmijët me syze dielli dhe kapelë, me shpresën se askush nuk do ta përfshinte në bisedë.

Kjo e shtyu të mendonte se ndoshta kishte krijuar gabimisht bindjen se njohjet e reja kërkonin patjetër shumë energji dhe kohë. Prej këtij dyshimi lindi eksperimenti, transmeton Telegrafi.

Në ditën e parë, ajo iu afrua kujdestarit të shkollës së fëmijëve. Një pyetje e thjeshtë hapi rrugën për një rrëfim rreth familjes dhe emigrimit. Ai i tregoi se si kishte mbërritur në Kanada, ndërsa Chan solli ndër mend historinë e prindërve të saj, të cilët kishin emigruar dekada më herët.

Njeriu që ajo e kishte parë shumë herë në ambientet e shkollës u shfaq papritur si dikush me një histori të plotë për të ndarë. Kjo bisedë do të bëhej një prej çasteve më të bukura të të gjithë përvojës shtatëditore.

Ditën e dytë, ndërsa vajza e saj ndiqte kursin e ukuleles, një nënë tjetër u ul pranë saj. Chan e pyeti nëse dita e saj kishte qenë e ngarkuar dhe kjo mjaftoi që mes tyre të lindte natyrshëm një bisedë për lodhjen, fëmijët dhe vështirësitë e prindërimit.

Ato qeshën së bashku dhe, kur u larguan, të dyja patën përshtypjen se me shumë gjasa do të bisedonin sërish në takimin e ardhshëm. Asgjë e pazakontë nuk kishte ndodhur, por pikërisht këtu qëndronte thelbi: afrimi me një person tjetër nuk varet gjithmonë nga një komunikim i gjatë.

Përpjekja e ditës së tretë ndodhi në këndin e lojërave, ku Chan provoi të fliste me një baba që po kujdesej për vajzën e vogël. Shkëmbimi i tyre ishte i shkurtër, pasi vëmendja e tij ishte e përqendruar te fëmija dhe rrethanat nuk ishin të përshtatshme për një bisedë më të gjatë.

Megjithatë, ajo nuk e konsideroi këtë episod si dështim. Eksperimenti po i tregonte se jo të gjithë kanë mundësi ose dëshirë të komunikojnë në çdo moment, dhe kjo është plotësisht normale.

Në një rast tjetër, ishte një qen ai që krijoi mundësinë për një bashkëbisedim të këndshëm mes Chan, vajzës së saj dhe një çifti të moshuar. Në palestër, ndërkaq, kontakti me të tjerët rezultoi më i vështirë. Pothuajse të gjithë mbanin kufje dhe ishin të përqendruar te ushtrimet, ndaj ajo arriti të thoshte vetëm disa fjali me një punonjës.

Edhe kjo përvojë mbartte një mësim: jo të gjitha mjediset e favorizojnë komunikimin në të njëjtën masë. Disa krijojnë më lehtë hapësirë për bisedë, ndërsa të tjerat janë më pak të përshtatshme.

Një nga përjetimet që e preku më shumë ndodhi në bibliotekë. Chan dhe fëmijët e saj i ofruan ndihmë një gruaje të moshuar që ndodhej në karrocë. Ai veprim i vogël u kthye në një bisedë rreth familjes dhe nipërve.

Para se të ndaheshin, gruaja e panjohur i tha Chan se ishte një nënë e mirë dhe se duhej të vazhdonte atë që po bënte. Ndonëse vinin nga një person të cilin nuk e kishte takuar asnjëherë më parë, këto pak fjalë ia përmirësuan të gjithë ditën.

Në ditën e fundit të eksperimentit, Chan nisi të fliste me një grua në supermarket, pranë sektorit të mishit. Gjatë bisedës mësoi se ajo ishte kuzhiniere profesioniste. Gruaja i shpjegoi mënyrën e dallimit të disa pjesëve të mishit dhe si mund të zgjidhej një biftek i mirë.

Më vonë, vajza e Chan i tha se kishte bërë mirë që i ishte drejtuar asaj. Në atë çast, gazetarja kuptoi edhe një dobi tjetër të takimeve të rastësishme: personat pranë të cilëve kalojmë mund të kenë njohuri që nuk do t’i fitonim kurrë, nëse nuk do t’u flisnim.

Në psikologji, kontakte të tilla përkufizohen si “lidhje të dobëta”. Ato nuk kanë afërsinë e marrëdhënieve familjare ose të miqësive, por sërish mund të sjellin efekte pozitive në mirëqenien e njeriut.

Sipas psikologut Harry Cohen, ndërveprimet e vogla shoqërore mund të përmirësojnë humorin, të pakësojnë vetminë dhe të forcojnë ndjenjën e përkatësisë. Psikoterapistja Terri Cole përmend gjithashtu një studim, në të cilin personat që kishin komunikuar me një të panjohur gjatë udhëtimit me autobus ose tren raportuan gjendje më të mirë shpirtërore krahasuar me ata që kishin qëndruar vetëm.

Pas shtatë ditësh, Chan nuk kishte krijuar shtatë miqësi të reja dhe jeta e saj nuk ishte transformuar rrënjësisht. Ajo që kishte ndryshuar ishte këndvështrimi i saj ndaj personave që e rrethonin.

Gazetarja nisi ta priste me kureshtje ditën pasuese, duke menduar se cilin person do të takonte dhe çfarë rrëfimi mund të dëgjonte. Nga të gjitha përvojat, biseda me kujdestarin e shkollës i mbeti më fort në kujtesë. Ai kishte qenë prej kohësh aty, por ajo nuk kishte arritur ta njihte vërtet më parë.

Vetëm disa minuta komunikim kishin bërë që të dy ta vazhdonin ditën duke u ndier më mirë. Për të krijuar një kontakt të tillë, sipas Cohen, mund të nisemi nga veprime fare të vogla: t’i buzëqeshim dikujt, të themi “mirëmëngjes”, të përshëndesim fqinjin ose të ofrojmë ndihmë.

Qëllimi nuk është të detyrohemi të krijojmë miqësi me këdo që takojmë, por të kuptojmë vlerën e ndërveprimeve të vogla njerëzore. Në përfundim të eksperimentit, Chan kuptoi se dalja nga zona e rehatisë nuk kërkon medoemos ndryshime të mëdha.

Ndonjëherë, disa minuta bisedë me një të panjohur janë të mjaftueshme për ta bërë ditën më interesante, për të ngritur humorin dhe për të na kujtuar se bota ku jetojmë është shumë më e lidhur nga sa mendojmë.


Shtuar 4.08.2026 19:19

Tags:
holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş