Minatori humbi jetën në Bulqizë, familja kërkon ndihmë: La tre fëmijë të mitur pa të ardhura, “Eternal Security” na ka shpërfillur

Pas vdekjes së minatorit 40-vjeçar Ilir Kolaveri në një galeri kromi në Bulqizë, familja e tij po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka bërë thirrje për mbështetje.

Ilir Kolaveri ndërroi jetë teksa punonte në galerinë e kompanisë “Eternal Security”, ku u godit nga një masiv kromi i shkëputur brenda minierës. Trupi i tij i pajetë u nxor nga nëntoka prej ekipeve të shpëtimit pas dy ditësh kërkime.

Të lidhura

None found

Humbja e 40-vjeçarit ka lënë pa të ardhura dhe pa përkrahje të qëndrueshme financiare bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur. Për këtë arsye, të afërmit po kërkojnë ndihmë që familja Kolaveri të mos e përballojë e vetme këtë periudhë të rëndë.

Duke folur për BalkanWeb, kunata e Ilir Kolaverit deklaroi: “Iliri ishte bashkëshorti i motrës sime dhe jetonin në Suç të Matit. Kompania ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur. Përfaqësuesit e saj erdhën dhe mbuluan vetëm shpenzimet e varrimit, por më pas nuk janë interesuar më për familjen e të ndjerit. Nuk kemi asnjë përkrahje. Ai la tre fëmijë të mitur në kushte shumë të vështira, ndërsa bashkëshortja nuk punon. U bëjmë thirrje shqiptarëve që t’i ndihmojnë, secili me aq sa ka mundësi.”

Të afërmit shpresojnë se solidariteti i qytetarëve do t’i sigurojë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të minatorit të ndjerë mbështetjen e domosdoshme për të vijuar jetën pas kësaj humbjeje të rëndë.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş