Nedim Bajrami është bërë pjesë e Al Taawoun, skuadër që garon në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, duke nisur kështu një etapë të re në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar u prezantua të hënën në mbrëmje, pas marrëveshjes së arritur mes klubit saudit dhe Rangers në formën e huazimit.
Ky transferim ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së e ka cilësuar lëvizjen si një sfidë të re dhe një mundësi tjetër për Bajramin që të dëshmojë cilësitë e futbollit shqiptar.
Të lidhura
None found
Duka shprehet gjithashtu se mesfushori kuqezi do të vazhdojë të shkëlqejë dhe do t’i përfaqësojë me dinjitet ngjyrat e Shqipërisë.
“Një sfidë e re, një tjetër mundësi për të treguar vlerat e futbollit shqiptar. I uroj Nedim Bajramit shumë suksese me Al Taawoun dhe besoj se do të vazhdojë të shkëlqejë e të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona.”
