Analizat laboratorike të realizuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zbuluar praninë e vajit të palmës edhe në produktet e qumështores “Vita”, deklaroi ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Të lidhura
None found
Sipas tij, as pronarët e kompanisë nuk e kanë kundërshtuar këtë konstatim.
Gjatë një konference për media, Muja bëri të ditur se qumështorja kishte nxjerrë në treg produkte të paketuara dhe të shitura si qumësht, ndonëse ato përmbanin vaj palme dhe, në raste të caktuara, edhe qumësht pluhur.
“Nuk ekziston asnjë fije dyshimi. Subjektet që i nënshtrohen kontrollit trajtohen nga ne dhe ato janë të aprovuara për veprimtari në sektorin e qumështit. Përdorimi i vajit të palmës në produkte nuk është kundërshtuar as nga vetë ata. Për qumështoren ‘Vita’ është vërtetuar se ka hedhur në treg produkte të paketuara dhe të tregtuara si qumësht, të cilat në thelb përmbajnë vaj palme dhe, në disa raste, qumësht pluhur”, tha ai.
Muja theksoi se të gjitha shkeljet e konstatuara do të procedohen në përputhje me ligjin.
