Me shtatë vota pro, asnjë votë kundër dhe pa abstenime, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar hapjen e konkursit për përzgjedhjen e prokurorëve të rinj të shtetit.
Të lidhura
None found
Në sistemin prokurorial janë të miratuara gjithsej 209 pozita për prokurorë, ndërsa 34 prej tyre aktualisht janë të paplotësuara. Dhjetë nga këto vende do t’u rezervohen kandidatëve nga komuniteti serb, si masë afirmative.
Zëvendëskyresuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, sqaroi se aktualisht detyrën e prokurorit të shtetit e ushtrojnë 177 prokurorë aktivë. Sipas planifikimit për burimet njerëzore, dy prokurorë pritet ta përfundojnë mandatin për shkak të pensionimit, duke rezultuar kështu në 34 pozita të lira që përfshihen në konkurs.
Vuniqi tha se Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrim të Prokurorive, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të KPK-së, ka konstatuar numrin e përgjithshëm prej 209 pozitash të miratuara. Pas analizës së nevojave, komisioni ka vlerësuar se 10 vende mund të rezervohen për kandidatë nga komuniteti serb.
Konkursi do të publikohet më 17 gusht dhe do të jetë i hapur për 15 ditë.
