PSG-ja interesohet për Jules Kounden, pas Ferran Torresit kërkon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Paris Saint-Germain ka vendosur në objektiv Jules Kounden, me klubin francez që po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit 27-vjeçar të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës. Francezi është një nga përforcimet e kërkuara nga trajneri Luis Enrique.

Të lidhura

None found

PSG-ja pritet ta shfrytëzojë dialogun e nisur për Ferran Torresin për të hapur diskutimet edhe rreth Koundes, me synimin që ta bindë reprezentuesin francez të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas RMC Sport, interesimin e kampionëve francezë për mbrojtësin po e drejton Nasser Al-Khelaifi, i cili dëshiron ta vendosë Kounden nën drejtimin e Luis Enriques.

Stafi teknik i PSG-së e sheh 27-vjeçarin si qendërmbrojtës, pozita e tij natyrale përpara se të bashkohej me Barcelonën.

Negociatat për të po zhvillohen krahas bisedimeve për Ferran Torresin, pasi klubi francez synon të vazhdojë politikën e afrimimit të futbollistëve nga “Camp Nou”, ashtu siç veproi më herët me Ousmane Dembelen dhe Leo Messin.

Parisi beson se mund ta bindë Kounden me një projekt ku ai do të ketë rëndësi të veçantë dhe do të përfitojë minuta të rregullta në qendër të mbrojtjes.

Në anën tjetër, Joan Laporta dhe Deco janë të gatshëm ta analizojnë një ofertë zyrtare për shitjen e tij, edhe pse nuk pritet të kërkojnë shifrën prej 70 milionë eurosh që klubet e tjera kishin ofruar vitin e kaluar.

Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë të vështirë përsëritjen e ofertës prej 70 milionë eurosh, të refuzuar në afatet e mëparshme, por një propozim i arsyeshëm financiar mund të ndihmonte në uljen e shpenzimeve të pagave të klubit.

Barcelona, për rrjedhojë, nuk e përjashton mundësinë që Kounde dhe Torres të largohen së bashku para mbylljes së afatit kalimtar.


Shtuar 4.08.2026 10:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet