Lexus hyn në tregun e fluturimeve me helikopter përmes shërbimit të ri në Japoni

Lexus po e shtrin ofertën e saj përtej automjeteve luksoze, duke lançuar në Japoni shërbimin ekskluziv të udhëtimeve ajrore me helikopter, të quajtur “Lexus Flight”.

Të lidhura

None found

Nisma do të nisë më 24 gusht dhe do të realizohet në partneritet me Aero Toyota. Ajo do të mundësojë lidhjen mes qyteteve dhe pikave turistike, ndërsa udhëtimi mund të kombinohet edhe me jahtin luksoz LY680. Në këtë mënyrë, klientët mund të përshkojnë tokën, detin dhe ajrin duke përdorur vetëm produkte të Lexus.

Shërbimi do të operojë me një helikopter të përshtatur posaçërisht për këtë qëllim, të ndërtuar mbi bazën e modelit italian Leonardo AW169.

Helikopteri përdor dy motorë Pratt & Whitney Canada PW210A1, mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 267 km/h dhe ka kapacitet të fluturojë deri në 785 kilometra pa ndalesë.

Brendësia e kabinës, e ndikuar nga linjat e SUV-ve premium të Lexus, është projektuar për të akomoduar deri në shtatë pasagjerë.

Mes pajisjeve të ofruara janë lidhja Wi-Fi, kamera të jashtme që transmetojnë pamje në kohë reale, sistemi për ndjekjen e fluturimit dhe një tablet për rregullimin e ndriçimit, klimës dhe pajisjeve argëtuese.

Për tani, “Lexus Flight” do të ofrohet vetëm në Japoni. Lexus ende nuk ka bërë të ditur nëse shërbimi do të zgjerohet në tregje të tjera dhe nuk ka publikuar çmimet e fluturimeve.


Shtuar 4.08.2026 10:02

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet