Grajqevci: Varrezat masive u fshehën nga Serbia përmes një plani të organizuar

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, ka thënë se dyshimet për ekzistencën e varrezave masive në veri të Kosovës dhe në Serbi datojnë që nga përfundimi i luftës. Sipas tij, zhvillimet e fundit në Zubin Potok e kanë forcuar bindjen se në atë zonë mund të ketë edhe lokacione të tjera ku janë fshehur trupat e personave të zhdukur gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Grajqevci deklaroi se zhvendosja dhe fshehja e trupave është realizuar në kuadër të një plani të organizuar shtetëror.

Në një deklaratë për eo, ai tha se familjarët kishin dyshuar që në fillim për praninë e dy deri në katër varrezave masive në veri. Megjithatë, në vitet e para pas luftës, hetimi i këtyre dyshimeve nuk ishte i mundur për shkak të mungesës së mjeteve dhe kompetencave.

“Që prej fillimit kemi pasur dyshime se në veri mund të ndodheshin dy, tri apo deri në katër lokacione me varreza masive. Këtë e themi sepse kemi shkuar disa herë atje me Jashar Jupën, ish-komandantin e ndjerë të Policisë për Krime Lufte, si dhe me UNMIK-un. Por ato vende i kemi parë vetëm nga sipërfaqja. Nuk kishim pajisje për të kryer kërkime të mëtejshme, ndërsa kompetencat e UNMIK-ut dhe të policisë sonë në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Nuk kishim asnjë lloj teknike apo aparati që do të na ndihmonte të zbulonim diçka”, tha ai.

Ai iu referua gjithashtu një materiali të Korpusit të Uzhicës, të kapur në pjesën e Podujevës, si dhe dëshmive për pastrimin e terrenit, duke ngritur dyshimin se një tjetër varrezë masive mund të gjendet pranë Rashkës.

“Këtë çështje duhet ta lidh edhe me Korpusin e Uzhicës. Në një material të kapur në pjesën e Podujevës, dëshmitari shpjegon se pas aksioneve të kryera, përfshirë vrasjet, plaçkitjet, djegiet dhe dëbimet, çdo togë kishte për detyrë atë që në serbisht quhet ‘asanacija terena’, pra pastrimin e terrenit. Kjo nënkuptonte grumbullimin e trupave, varrosjen e tyre ose transportimin me kamion drejt një lokacioni tjetër, ku më pas varroseshin dhe regjistroheshin me numra e të dhëna të plota. Në evidencë përfshiheshin edhe fshatrat, numri i personave të marrë prej tyre, djegiet e shtëpive, dëmet materiale dhe kafshët, si lopët e viçat, sepse të gjitha këto duhej të regjistroheshin si pjesë e pastrimit të terrenit. Dëshmitari tregon se, pasi trupat u ngarkuan në kamion në Kërshi i Dudës, komandanti i korpusit dha drejtimin ‘pravac Brevenik’. Nuk e di se ku ndodhet Breveniku, por kur e kërkova në hartë, më doli se gjendet në periferi të Rashkës. Për këtë arsye, edhe në atë zonë dyshohet për praninë e një varreze masive”, tha ai.


Shtuar 4.08.2026 09:33

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet