Qorrolli: Kryeministri nuk negociohet, ndërsa për postet e tjera mund të gjendet marrëveshje me LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se takimi i së martës me Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të hapë rrugën për një marrëveshje politike që do të zhbllokonte krijimin e institucioneve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, LVV-ja pret që LDK-ja, si grupi i tretë më i madh parlamentar me 18 deputetë, të hyjë në bisedime me qasje konstruktive dhe me vullnet për kompromis.

Qorrolli u shpreh optimist se takimi i nesërm mund të prodhojë një rezultat pozitiv dhe të realizueshëm, duke çuar në një marrëveshje mes dy subjekteve politike.

Ai bëri të ditur se komunikimi ndërmjet dy partive po zhvillohet në një klimë të qetë, ndërsa synimi kryesor është formimi i institucioneve të qëndrueshme dhe me mandat të plotë katërvjeçar.

“Jemi brenda rregullave të lojës politike dhe të konsensusit politik. Nuk besoj se do të ketë tema tabu. Do të flitet për gjithçka. Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Ndërkohë, për pozitat e tjera besoj se do të gjendet një formulë në kuadër të një marrëveshjeje politike, ku do të negociohet pjesëmarrja në qeveri, përbërja e saj dhe më pas edhe pozita e presidentit”, deklaroi ai.

I pyetur për mundësinë që LDK-ja të përfshihet në qeveri, deputeti i LVV-së tha se në tryezën e bisedimeve mund të diskutohen të gjitha çështjet. Përjashtim, sipas tij, bën vetëm posti i kryeministrit, i cili nuk vihet në diskutim dhe do të mbahet nga Albin Kurti.

Qorrolli tha se LVV-ja nuk e mbështet një mandat të dytë për presidenten aktuale, Vjosa Osmani, dhe se preferon një kandidat që do të kishte mbështetje konsensuale e që do të ishte më pranë vlerave të përbashkëta të dy partive.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për presidenten Osmani. LVV nuk preferon që të jetë sërish presidente. Ne duam një emër konsensual, që mund të jetë më afër vlerave që ndajnë dy partitë politike. Për momentin nuk ka dakordim për emrin e saj, madje as brenda grupit parlamentar”, tha ai.

Ai shtoi se, bazuar në informacionet që ka, në Grupin Parlamentar të LVV-së nuk ka pajtim të njëzëshëm për rikandidimin e Osmanit në postin e presidentes.

“E kam bërë të ditur disa herë se nuk bëhem ‘macja e zezë’, por me sa di unë, brenda grupit parlamentar nuk ka pajtueshmëri për kandidaturën e saj. Ka shumë deputetë që kanë thënë se nuk e pëlqejnë Osmanin për presidente”, theksoi Qorrolli.

Deputeti përsëriti se LVV-ja mbetet e bindur se LDK-ja duhet të tregojë guxim për të negociuar mbi baza politike që do t’i siguronin Kosovës institucione stabile për katër vjet.


Shtuar 4.08.2026 09:00

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet