Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, e bërë vite më parë kur ai ishte në opozitë, po rikthehet në vëmendje dhe po qarkullon në rrjetet sociale. Në fjalimin e tij të asaj kohe, Rama shprehej:
“Flamurin kuq e zi të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të heronjve të luftës, të gjitha ata që dhanë çfarë mundën për të na e lënë pas si amanetin e tyre këtë pasuri të përbashkët që quhet Shqipëri. Të shpëtojmë nga kthetrat e një regjimi kusarie dhe matrapazllëku.”
Të lidhura
None found
Deklarata është bërë në një periudhë kur Partia Socialiste ndodhej në opozitë dhe Rama kritikonte qeverinë e kohës.
Sot, ndërsa zhvillohen protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, qytetarët që prej më shumë se dy muaj dalin në shesh kërkojnë të njëjtën gjë që Rama e artikulonte dikur: “Ta shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e regjimit”.
