Tri ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar të hënën ftesa tri subjekteve politike për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.
Të lidhura
None found
Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të takohet sot me Kurtin, pasi LDK-ja ka konfirmuar gatishmërinë për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit.
Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, takimi do të mbahet në orën 18:00, në Kuvend.
PDK-ja, ndërkohë, e ka refuzuar ftesën dhe ka bërë të ditur se do ta vijojë qëndrimin në opozitë. Aleanca ka rikthyer në vëmendje ofertën e saj me gjashtë pika, ku përfshihet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit.
Këto kontakte pasojnë takimet e 10 korrikut, gjatë të cilave Kurti zhvilloi veçmas bisedime me drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së, pa prodhuar ndonjë rezultat konkret.
