Banorët e Cërrikut dolën këtë të hënë në protestë kundër reformës territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të bashkisë me Elbasanin.
Si bashkia e dytë me popullsinë më të madhe në qarkun e Elbasanit, Cërriku kërkon të dijë arsyet që mund të çojnë në shkrirjen e tij.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit, protestuesit risollën në vëmendje deklaratat e Kryeministrit, i cili më herët e kishte përmendur Bashkinë e Cërrikut si një model pozitiv të qeverisjes vendore.
Pjesëmarrësit paralajmëruan se protestat do të vijojnë deri në momentin kur kërkesat dhe zëri i tyre të dëgjohen.
Ata i bënë thirrje edhe administratës që t’u bashkohet për të mbrojtur qytetin.
Në protestë ishin të pranishëm deputetë të PD-së, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan që për këtë çështje të reagojnë edhe ligjvënësit e PS-së.
