Ibër-Lepenci rrit të hyrat gjatë gjysmës së parë të vitit 2026

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka gjeneruar 6.85 milionë euro të hyra në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, duke tejkaluar shifrat e regjistruara në periudhat përkatëse të viteve të mëparshme.

Të lidhura

None found

Sipas kryeshefit të ndërmarrjes, Faruk Mujka, kjo shumë paraqet rritje prej 10.5 për qind kundrejt gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, si dhe prej 37.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Mujka ka njoftuar se të hyrat prej 6.85 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2026 krahasohen me 6.20 milionë euro të realizuara gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2025 dhe me 4.98 milionë euro në vitin 2024.

Gjatë kësaj periudhe, ndërmarrja ka regjistruar gjithashtu 3.69 milionë euro fitim operativ, ndërsa fitimi neto ka arritur në 1.30 milion euro.

Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” ka vlerësuar se këto të dhëna financiare dëshmojnë punën dhe përkushtimin e përbashkët të stafit.

Sipas Mujkës, rezultatet e arritura reflektojnë drejtimin me përgjegjësi, angazhimin e pandërprerë dhe synimin e ndërmarrjes për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim të mëtejshëm.


Shtuar 3.08.2026 19:36

Tags: ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio