Zyrtare: Chelsea firmos për dy vite me Jordan Henderson

Jordan Henderson është zyrtarisht futbollisti më i ri i Chelseat. Mesfushori anglez ka lidhur një kontratë dyvjeçare me klubin nga Londra.

36-vjeçari iu bashkua “Bluve” pasi ai dhe Brentfordi ranë dakord ta ndërprisnin bashkëpunimin me mirëkuptim, ndonëse marrëveshja e tij me klubin kishte edhe një vit vlefshmëri.

Të lidhura

None found

Drita e gjelbër për këtë transferim është dhënë nga trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso. Përpara nisjes së sezonit të ri, ai kishte kërkuar që skuadrës t’i shtoheshin përvoja, lidershipi dhe mentaliteti fitues.

Henderson zbarkon në “Stamford Bridge” pas një karriere të mbushur me suksese. Ai ka fituar tetë trofe të rëndësishëm, mes të cilëve titullin e Premier League dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Gjatë sezonit 2025/26 me Brentfordin, mesfushori anglez regjistroi 34 paraqitje, duke realizuar një gol dhe duke dhënë tri asistime.

Përmes afrimit të Hendersonit, Chelsea kërkon më shumë stabilitet dhe eksperiencë në repartin e mesfushës. Alonso pret që lideri anglez të ketë një rol me peshë në projektin e ri të klubit.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio