Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, priti delegacionin e Guardia di Finanza-s, të udhëhequr nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto.
Në qendër të takimit ishte monitorimi nga ajri i territorit shqiptar për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedimeve, Hita shprehu mirënjohjen ndaj përfaqësuesve të Guardia di Finanza-s për partneritetin e vazhdueshëm. Ai vlerësoi se ky bashkëpunim ka dalë prej kohësh përtej kuadrit formal institucional, duke u kthyer në një model të qëndrueshëm besimi, mirëkuptimi dhe miqësie, me rezultate konkrete dhe shumë pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, nga ana e tij, riafirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për ta intensifikuar mbikëqyrjen ajrore. Kjo do të realizohet përmes shtimit të fluturimeve dhe kontrollit të çdo koordinate të raportuar si zonë me rrezik për kultivimin e bimëve narkotike.
