Uashingtoni kërkon mënyra të reja për të ushtruar presion ndaj Iranit, CENTCOM u kërkon analistëve ide jokonvencionale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po vlerëson mundësi të reja për të shtuar trysninë ndaj Iranit, pasi fushata ushtarake e zhvilluar deri tani nuk ka bërë që Teherani të rikthehet në negociata sipas kërkesave të Uashingtonit.

Të lidhura

None found

Sipas CNN, një oficer i lartë i inteligjencës në Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) u ka kërkuar analistëve ushtarakë të propozojnë “ide të reja, krijuese dhe jokonvencionale” për rritjen e presionit ndaj Iranit.

Në emailin e dërguar analistëve kërkohet identifikimi i metodave të tjera për ta “ndëshkuar” Iranin dhe për ta shtyrë atë të ndryshojë qëndrim. Burime pranë ushtrisë amerikane e kanë përshkruar këtë nismë si të pazakontë.

Zëdhënësi i CENTCOM, kapiteni Timothy Hawkins, tha se kjo komandë ka një traditë të gjatë në kërkimin e zgjidhjeve novatore. Ai shtoi se komandanti i saj, admirali Brad Cooper, nxit pjesëmarrjen e të gjithë personelit, pa marrë parasysh gradën.

Kjo kërkesë është bërë në një periudhë kur Shtetet e Bashkuara kanë kryer një numër të madh sulmesh ajrore ndaj objektivave në Iran, por pa e bindur Teheranin të pranojë një marrëveshje.

Raportimet tregojnë se Trump ka shqyrtuar edhe mundësinë e një raundi të ri bombardimesh kundër objekteve bërthamore iraniane, përfshirë ato që ndodhen thellë nën tokë. Megjithatë, ekspertët ushtarakë besojnë se as armët konvencionale më të fuqishme nuk do të ishin të mjaftueshme për t’i shkatërruar plotësisht këto struktura.

Sipas burimeve që kanë dijeni për planet ushtarake, një ndërhyrje tokësore do të përbënte rrezik shumë të madh. Për këtë arsye, presidenti amerikan nuk është i gatshëm të autorizojë dërgimin e trupave në Iran.

Ndërkohë, vlerësimet e CIA-s dhe të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) arrijnë në përfundimin se fushata aktuale ajrore ka pak mundësi të ndikojë në qëndrimin e Iranit në negociata.

Edhe gjenerali Dan Caine, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura amerikane, ka deklaruar se fuqia ajrore ka kufizime. Sipas tij, bombardimet e vetme nuk janë në gjendje të përmbushin të gjitha objektivat strategjikë të përcaktuar nga Shtëpia e Bardhë.

Burimet e CNN bëjnë të ditur se administrata Trump po shqyrton ende skenarë të ndryshëm, përfshirë zgjerimin e sulmeve ose vazhdimin e presionit në nivelin aktual. Objektivi mbetet arritja e një marrëveshjeje me Iranin, pa u futur në një konflikt të zgjatur tokësor.


Shtuar 3.08.2026 15:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetmadridbetMadridbetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibomjojobetjojobetcasibom girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetjojobetbetsmovejojobet girişbetcio