AKK-ja del kundër Projektligjit për Pronën Publike

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e ka kundërshtuar Projektligjin për Pronën Publike dhe ka kërkuar që komunat ta ruajnë statusin e pronarit mbi pronën komunale.

Të lidhura

None found

Sipas AKK-së, dispozitat e Projektligjit parashohin që komunat të mos konsiderohen më pronare të pronës komunale, por të kenë vetëm rolin e shfrytëzuesit ose të administruesit të saj.

Përmes një njoftimi në Facebook, Asociacioni bëri të ditur se kjo temë është trajtuar në Këshillin e Kryetarëve. AKK-ja tha se kryetarët dhe përfaqësuesit komunalë që morën pjesë në diskutim i përkrahën në mënyrë unanime kërkesat e komunave.

“Duart larg nga prona e komunave – kryetarët unanimisht kundër centralizimit!”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Asociacioni vlerëson se ky propozim “cenon autonominë lokale, bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe e godet drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik të komunave”.

Në reagim theksohet gjithashtu: “Mesazhi është i prerë: prona komunale u takon komunave dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një Projektligji centralizues!”

AKK-ja njoftoi se kërkesat e miratuara nga kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave do t’ia përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.

Komunat kërkojnë, ndër të tjera, që në Projektligj të përcaktohen qartë si pronare të pronës komunale, si dhe të largohet formulimi sipas të cilit Republika e Kosovës është pronarja e vetme e gjithë pronës publike.

Një tjetër kërkesë është që kuvendet komunale të vazhdojnë ta kenë kompetencën për të vendosur lidhur me bartjen, këmbimin dhe dhënien me qira të pronës komunale. Po ashtu, prona e blerë, e ndërtuar apo e krijuar me mjete të komunës duhet të regjistrohet në emër të saj.

AKK-ja kërkon që regjistri unik qendror i pronës publike të shërbejë vetëm për koordinim dhe të mos zërë vendin e regjistrit komunal.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe ruajtja e kompetencave vetanake të komunave në zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin dhe shfrytëzimin e tokës, pa vendosjen e kufizimeve. Ndërkohë, mbikëqyrja nga niveli qendror kërkohet të kufizohet vetëm në verifikimin e ligjshmërisë.

Asociacioni kërkon gjithashtu që të hyrat e siguruara nga prona komunale t’u mbeten komunave dhe të shfrytëzohen të gjitha instrumentet ligjore për ta ndaluar atë që e konsideron centralizim të kësaj kompetence.

Në përfundim, Asociacioni i Komunave të Kosovës bëri thirrje për “rishikimin rrënjësor të Projektligjit dhe përfshirjen e plotë të kërkesave të komunave”.


Shtuar 3.08.2026 15:35

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio