Edhe pse kërkon largimin, Julian Alvarez rikthehet në përgatitjet e Atletico Madridit

Julian Alvarez ka rifilluar komunikimin me Atletico Madridin dhe po zbaton planin individual të stërvitjes që klubi ka hartuar për lojtarët e angazhuar me kombëtaret.

Të lidhura

None found

Siç raporton “MARCA”, sulmuesi argjentinas ndodhet me pushime në Ibiza, por prej 1 gushtit ndjek udhëzimet e stafit teknik madrilen. Bashkimin me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje pritet ta bëjë më 10 gusht.

Ky rikthim në përgatitje vjen pas kërkesës së Alvarezit për t’u larguar nga klubi dhe për të kaluar te Barcelona.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndryshuar qëndrim. Klubi ka përjashtuar negociatat me rivalin e La Ligës dhe e sheh futbollistin argjentinas si një element të rëndësishëm të projektit të Diego Simeones.

E ardhmja e Alvarezit mbetet ende e pasigurt, por nisja e punës sipas programit personal tregon se ai po përgatitet për t’u rikthyer normalisht te skuadra. Në këtë mënyrë, ai nuk duket se synon t’i bëjë presion klubit përmes mungesës në stërvitje.

Drejtuesit e Atleticos presin që reprezentuesi argjentinas të ruajë sjelljen profesionale. Gjithsesi, një ofertë e konsiderueshme nga jashtë Spanjës mund ta ndryshojë situatën përpara përfundimit të afatit kalimtar.

Alvarez u transferua te Atletico Madridi nga Manchester City dhe ka ende kontratë me klubin spanjoll. Nëse qëndron, ai pritet të ketë një rol qendror në planet e Simeones për sezonin e ri, pavarësisht zërave të vazhdueshëm për të ardhmen e tij.


Shtuar 3.08.2026 15:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio