Klubi i Lushnjës ka hedhur hapin e parë në ndërtimin e projektit për sezonin 2026-2027, duke zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit. Detyrën e “timonierit” do ta marrë përsipër Dorjan Bubeqi.
Trajneri i ri është një figurë e njohur dhe e vlerësuar nga tifozët myzeqarë, pasi ka mbrojtur për disa vite fanellën e Lushnjës në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në stafin e tij do të jenë ndihmësit Mikel Spaho dhe Llazar Gjika.
Të lidhura
None found
Problemet dhe luhatjet e shfaqura gjatë edicionit të kaluar ndikuan në rezultatet e skuadrës, e cila në përfundim ra në Kategorinë e Dytë. Për sezonin 2026-2027, objektivi kryesor i Lushnjës është rikthimi në Kategorinë e Parë.
