Vllaznia i merr Partizanit mesfushorin e talentuar, Edi Martini përforcon “motorin” e skuadrës

Skuadra e Vllaznisë ka bërë të ditur pak çaste më parë afrimin e mesfushorit mbrojtës Adnard Mehmeti, duke e zyrtarizuar kështu lëvizjen që “Nessport.al” e kishte paralajmëruar ekskluzivisht prej ditësh. 25-vjeçari kishte vendosur t’i jepte fund bashkëpunimit me klubin e kryeqytetit për t’u vendosur te kuqeblutë e Shkodrës.

Edhe ardhja e trajnerit Florin Bratu në stolin e “Demave të Kuq” nuk mjaftoi që Mehmeti të ndryshonte mendje dhe të qëndronte në Tiranë. Shkodranët e shfrytëzuan këtë situatë për të sjellë përforcimin e dëshiruar në qendër të fushës.

Të lidhura

None found

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi kuqeblu shprehu entuziazmin për marrëveshjen e arritur me Partizanin. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë Adnard Mehmetin, një lojtar cilësor me perspektivë, i cili vjen të forcojë ekipin për objektivat e sezonit 2026-2027”, thuhej në komunikatë.

Më tej, Vllaznia i uroi mesfushorit suksese me fanellën e re, duke theksuar shpresën për shumë fitore dhe momente të gëzueshme përkrah tifozëve. “Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”, përfundonte mesazhi i klubit.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio