Zjarri përfshin shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, policia heton si rast zjarrvënieje

Pak kohë pas kthimit në banesën e tyre në Zveçan, familja Berisha është përballur me një zjarr të dyshuar si sulm ndaj shtëpisë. Familjarët kishin nisur punimet për rikthimin e objektit në kushte banimi, pas 28 vitesh largimi të detyruar gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Zana Berisha e bëri të ditur ngjarjen përmes një publikimi në platformën TikTok. Ajo tha se gjatë natës ishte tentuar që shtëpia të digjej tërësisht, por një pjesë e madhe e saj kishte shpëtuar. Sipas saj, fakti që familja nuk ndodhet gjatë gjithë kohës, 24 orë në ditë, në atë banesë, mund të ketë ndikuar në situatën e krijuar.

Berisha deklaroi se ngjarja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e familjes dhe as vendimin për të vazhduar kthimin. Ajo theksoi se familja është e lirë, ka mbështetjen e institucioneve të shtetit të saj dhe se shtëpia do të rinovohet. Ndonëse e cilësoi si shumë të keqe ndjesinë me të cilën u zgjuan atë mëngjes, ajo shtoi se kjo ngjarje nuk do t’i ndalë dhe se do të rikthehen edhe më të fuqishëm se më parë.

Familja Berisha u kthye në shtëpinë e saj në Zveçan në qershorin e sivjemë, pas largimit të detyruar gjatë luftës në Kosovë. Menjëherë pas rikthimit, familjarët nisën restaurimin e objektit me synimin për ta bërë sërish të banueshëm.

Policia e Kosovës ka hapur hetime për zjarrin, ndërsa rasti është regjistruar si “Zjarrvënie”. Deri tani, autoritetet nuk kanë identifikuar persona të dyshuar.

Erduan Baliqi, shef i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, tha për KosovaPress se njoftimi për incidentin mbërriti rreth orës 00:10. Sipas tij, informacioni u dha nga një banor i lagjes, i cili raportoi se një shtëpi po digjej.

Baliqi sqaroi se objekti ishte i pabanuar dhe se në të nuk ndodhej asnjë banor. Në vendngjarje shkuan menjëherë njësitë e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët arritën ta lokalizonin flakën. Ai bëri të ditur se aty mbërritën të gjitha njësitë relevante dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti u hap si “Zjarrvënie”. Hetimet vijojnë, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar.


Shtuar 3.08.2026 13:12

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio