VLEN: BDI po ndëshkon shqiptarët duke penguar Ligjin për përfaqësim të drejtë

VLEN e ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po bllokon shqiptarët për shkak të interesave të veta politike dhe personale.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN, BDI-ja nuk po mbron çështjen shqiptare, por po e përdor atë si peng. “Logjika e tyre është e qartë: nëse janë vetë në pushtet, gjithçka funksionon, ndërsa kur mbeten jashtë tij, pretendojnë se çdo gjë po shkon keq. Por kjo mënyrë veprimi nuk mund të vazhdojë më”, thuhet në reagim.

VLEN thekson se shqiptarët nuk u detyrohen pushtet të përhershëm “karrigexhinjve të Reçicës së Vogël”, ndërsa nuk u kanë borxh as poste ministrore, as drejtori dhe as tenderë. “Aq më pak mund t’u japin të drejtën që, vetëm sepse humbën kolltukët, të pengojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të dëmtojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit”, deklaron kjo parti.

Në reagim thuhet gjithashtu se për plot 25 vjet BDI-ja kishte mundësinë dhe përgjegjësinë për ta garantuar këtë të drejtë përmes ligjit, por nuk e bëri një gjë të tillë. Sipas VLEN, në vend të kësaj, përparësi patën tenderët, pasurimi personal dhe marrëveshjet e dyshimta. Tani, kur procesi po ndërmerret nga të tjerë, BDI-ja, sipas tyre, po kërcënon me bllokimin e të gjithë Kuvendit.

“BDI-ja nuk mund ta pranojë faktin që shqiptarët e çuan në opozitë. Për këtë arsye, tani po hakmerret ndaj tyre duke penguar Ligjin për përfaqësim të drejtë”, shprehet VLEN.

Partia nënvizon se shqiptarët nuk janë pronë e asnjë force politike dhe se të drejtat e tyre nuk mund të shërbejnë si mjet për larje hesapesh. “Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e Ali Ahmetit dhe as e karrigexhinjve të tij të përjetshëm. Ajo u takon qytetarëve dhe askush nuk mund ta mbajë peng për shkak të etjes së pakufishme për pushtet”, thuhet në përfundim të reagimit të VLEN.


Shtuar 3.08.2026 12:29

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio