BMW bashkon për herë të parë 20 modelet e koleksionit “Art Cars

Me rastin e 50-vjetorit të koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih ka hapur ekspozitën “BMW Art Cars – 20 Artists, 50 Years of Innovation. Reunited at BMW Welt”, e cila do të qëndrojë e hapur nga 29 korriku deri më 31 gusht 2026.

Të lidhura

None found

Kjo është hera e parë që të gjitha 20 veturat artistike të BMW-së, të njohura ndryshe si “skulptura mbi rrota”, paraqiten së bashku në të njëjtin ambient.

Aktiviteti shënon gjithashtu fundin e turneut ndërkombëtar BMW Art Car World Tour, i cili u zhvillua në më shumë se 30 vende.

Historia e koleksionit daton në vitin 1975, kur artisti Alexander Calder dekoroi një BMW 3.0 CSL për pjesëmarrjen në garën 24 Orët e Le Mans.

Gjatë viteve, automjetet e BMW-së janë kthyer në krijime artistike nga figura të njohura, mes tyre Andy Warhol, Roy Lichtenstein, David Hockney, Jeff Koons, Olafur Eliasson dhe Julie Mehretu. Kjo e fundit ka krijuar edhe modelin më të ri artistik, të bazuar në BMW M Hybrid V8.


Shtuar 3.08.2026 12:07

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio