Zjarr në periferi të Cërrikut, digjet parcela me ullinj dhe rrezikohet një banesë

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu paraditen e kësaj të hëne periferinë e qytetit të Cërrikut, ku u dogjën sipërfaqe me ferra e shkurre, si dhe një parcelë e mbjellë me ullinj.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat brenda pak kohësh iu afruan një banese pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Të lidhura

None found

Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe nisi menjëherë operacionin për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur izolimin e vatrës dhe ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesës dhe hapësirave të tjera përreth.

Nga zjarri u dëmtuan ferrat, shkurret dhe parcela me ullinj, ndërsa banesa që ishte në rrezik nuk pësoi dëmtime.


Shtuar 3.08.2026 11:01

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio