Fisnik Asllani pranë kalimit te RB Leipzig, transferimi mund të mbyllet në ditët e ardhshme

Fisnik Asllani pritet të largohet nga Hoffenheimi për të vazhduar karrierën te RB Leipzig, me transferimin e sulmuesit kosovar që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe mund të zyrtarizohet brenda ditëve në vijim.

Të lidhura

None found

Gazeta gjermane Bild bën të ditur se 23-vjeçari nuk do të udhëtojë me Hoffenheimin drejt Seefeldit në Austri, ku skuadra do të zhvillojë kampin stërvitor, pikërisht për shkak të negociatave të avancuara për largimin e tij.

Sipas të njëjtit burim, klubet kanë arritur thuajse marrëveshje për të gjitha çështjet. Për t’u përcaktuar kanë mbetur vetëm disa hollësi të kontratës ndërmjet Leipzigut dhe përfaqësuesve të futbollistit.

Mungesa e Asllanit në takimet e fundit miqësore të Hoffenheimit kishte nxitur më tej spekulimet se ai do të largohej gjatë kësaj vere.

Në garë për reprezentuesin e Kosovës kishin qenë edhe emra të mëdhenj si Borussia Dortmund dhe Barcelona, megjithatë RB Leipzig duket se është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar firmën e tij.

Marrëveshja aktuale e Asllanit me Hoffenheimin përmban një klauzolë lirimi me vlerë 30 milionë euro. Deri tani, kjo klauzolë nuk është aktivizuar zyrtarisht nga Leipzigu.

Bild raporton se pritja lidhet me gjendjen e repartit sulmues të Leipzigut. Klubi ka aktualisht në përbërje Romulon, Conrad Harder dhe talentin Samba Konaté, ndaj drejtuesit synojnë të vendosin fillimisht për të ardhmen e njërit prej tyre dhe më pas të përmbyllin transferimin e kosovarit.

Hoffenheimi do të humbiste një lojtar të rëndësishëm me largimin e Asllanit, por brenda klubit ekziston bindja se skuadra është përgatitur për këtë mundësi. Gjatë verës janë afruar futbollistë si Nathan De Cat dhe Patrick Wimmer, ndërsa planifikimi i ekipit konsiderohet pothuajse i përfunduar, ndonëse afati kalimtar ende nuk është mbyllur.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio