Për të mbajtur pozitat dominuese në segmentin e automjeteve luksoze, BMW do ta pasurojë më tej ofertën me makina të reja me benzinë, naftë, teknologji hibride dhe sisteme plotësisht elektrike.
Të lidhura
None found
Deri në vitin 2027, prodhuesi gjerman parashikon të prezantojë një numër të madh modelesh, mes të cilave gjeneratën e ardhshme të Serisë 3, iX4, M3 elektrik dhe X7 të ri, si dhe variante të reja të Serisë 5 dhe X5.
Përballë konkurrencës gjithnjë e më të fortë, veçanërisht nga prodhuesit e automjeteve elektrike, kompania po përshpejton zhvillimin e modeleve të ardhshme, pa hequr dorë nga strategjia që u ofron klientëve alternativa të ndryshme motorizimi.
Ndërkohë, Z4 dhe Seria 8 janë ndër modelet që pritet të dalin nga gama, teksa BMW po e zhvendos fokusin drejt SUV-ve dhe automjeteve elektrike të gjeneratës së re.
